17 Maj 2014 - 09:01 - Adriatik Kelmendi
Kuizi: 10 nëntor 2010, versioni 2.0
KUIZI MË I VËSHTIRË në Kosovë vazhdon të jetë ai që përfshin pyetje politike.
Nëse do të votosh një parti rugoviane, për cilën parti duhet të votosh?
- LDD
- LDK
- AAK
- Një tjetër!!!
- (AKR 2014)
Bujar Bukoshi është nga:
- LDK
- PReK
- AAK
- PDK
- (Opsion i hapur shtesë 2014)
Me “himnin” “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, anëtarët e cilës parti do të ngrihen në këmbë?
- AAK
- LDK
- Nga të dyja
- Nga asnjëra
- (Dilema vazhdon 2014)
Bajram Kosumi ka qenë kryeministër i Kosovës si anëtar i cilës parti?
- Bashkimi për Demokraci
- PPK
- AAK
- Nuk ka qenë kurrë kryeministër
- (Ka përparime 2014)
Çka e lidh AKR-në me numrin 7?
- Numri i ulëseve në Kuvend
- Numri i partive në koalicion
- Numri i deputetëve që e kanë braktisur partinë
- Numri i personave me emrin Ibrahim në parti
- (Matematika vazhdon të vlejë 2014)
Rexhep Selimi është:
- Inspektor i përgjithshëm i UÇK-së
- Sekretar i përgjithshëm i AAK-së
- Ministër i QPK-së
- Anëtar i listës së “Vetëvendosjes”
- (Status quo 2014)
Vendet në listën e PDK-së për zgjedhje i cakton:
- Kryesia e partisë
- Kryetari
- I sjell lejleku
- I cakton dikush jashtë partisë
- (“Ka vende boll, veç hajde” 2014)
Akronimi i drejtë i Frymës së Re është:
- FAIR
- FER
- FERR
- (telefono mikun)
- (FAIL 2014)
Në listën e lëvizjes “Vetëvendosje” janë:
- Albini me shokë
- Shokët e Albinit
- Të gjithë janë shokë
- Të gjithë janë zotërinj
- (Askush nuk po e njeh më askënd 2014)
Agim Çeku ka shkuar me:
- AAK-në
- AKR-në
- FSK-në
- Gruan në Kroaci
- (F*ck 2014, për çka po bëhet fjalë këtu?!)
Lidhni këta ish-deputetë me partitë të cilave u takojnë:
Riza Smaka PKD
Naim Rrustemi LDK
Driton Tali AAK
Zafir Berisha AKR
Smajl Kurteshi LDD
Bajram Kosumi LVV
Kaçusha Jashari BD
(vazhdojeni vetë...)
Mst: Kuizi: 14 maj 2014
Motoja para-para-zgjedhore e Hashim Thaçit është:
- Emisioni i ri?
- Misioni i ri?
- Milioni i ri?
- Konfuzioni i ri?
Për ku është nisur Fatmir Limaj?
- Është nisur drejt paraburgimit?
- Është nisur drejt shtëpisë?
- Ka marrë nismë drejt fundit në politikë?
- Ka nisur fundin e PDK-së?
Si të kuptohet forma dhe reforma akademike, Isa Mustafa style?
- Mustafa ka formuar LDK-në?
- Mustafa ka reformuar LDK-në?
- Mustafa ka reformuar Prishtinën?
- Mustafa ka reformuar vetveten?
Maxi për AAK-në do të thotë:
- Ikja e maxi-biznesmenit kosovar?
- Ardhja e biznesmenit të Maxi-t?
- Maximizim i rezultatit?
- Maximumi i Ramush Haradinajt?
Ilir Deda është:
- Bashkëthemelues i FER-it
- Bashkëthemelues i Presidencës
- Bashkëthemelues i KIPRED-it
- Bashkëpishmanxhi i “Vetëvendosjes!”
Çka ka të re tek Ukë Rugova?
- I ka rënë vizë LDK/LdrIR/AAK/PDK/AKR-së?
- Po pret ta marrë vizën?
- I është refuzuar viza?
- Është, thjesht, vizitor?
Cila është sot shoqëria civile?
- Kjo s’është pyetje politike
- Shoqëria është e pafajshme
- Civilët janë të pafajshëm
- “Urime, ti ke talent!”
Margarita Kadriu është:
- Bionde e bukur me sy të kaltër?
- Është kryeshefe në gazetë?
- Është luftëtare për të drejta të barabarta të grave në kryesitë e partive?
- Gazetare e rubrikës Makifete Saliuka?
Vazhdon rubrika: Lidhni këta ish-deputetë me partitë të cilave u takojnë:
Alma Lama AKR
Afrim Kasolli LDK
Lumnie Morina PDK
Emin Gërbeshi LB
Muhamet Mustafa NISMA
Ramiz Kelmendi PD
Amir Ahmeti KDTP
Hydajet Hyseni AAK
(vazhdojeni vetë...)
Mst: Humori profetik parazgjedhor i 2010-s
Barsoleta I:
Hyn plaka në vendvotim. Voton dhe del. Pas pesë minutash kthehet e djersitur dhe e mbushur frymë.
“Pse u ktheve, loke?”, e pyesin te dera.
“O, pasha loken, e kam gabu votën. Kam dashtë me votu për Filan Fistekun , e e kam votu dikend tjetër”.
“Aiii, mos u mërzit loke, e kemi vërejtë e e kemi përmirësu”.
II.
I kishte mbetur njërit hatri në babanë e vdekur.
“Pse, bre, çka të ka ba?!”, e pyetën.
“Po është çu baba nga vorri veq për me votu e s’erdh me na pa hiq”.
[email protected]
Twitter: @adriatikk
_________________________
A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...
Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...
Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...
ec me kohën...