Shteti i së drejtës shpëton Kosovën nga Serbia

4 Shkurt 2017 - 15:04 - Ibrahim Berisha      

Kur, më në fund, është dashur të lirohet Ura në Mitrovicë për qarkullim të lirë, ndërtohet muri pa e parë askush! Mas 17 vjete të Luftës, të pasojave të gjalla të krimeve të ushtrisë dhe milicisë serbe ndaj civilëve shqiptarë, Serbia mban të okupuara pjesë jo vetëm të territorit, por edhe shumë nga sistemet ekonomike, arsimore, kulturore.

Interferon me “roja” në siguri, në mbrojtje, në qeverisje lokale, shkakton evazion fiskal sistematik, bllokon sistemet ekonomike, minerare, turistike, energjetike, mban sistem alternativ të arsimit, të shëndetësisë, të informimit, ushqen provokime të hapura antikushtetuese me qeveritarët që vijnë në Kosovë dhe flasin për rrënimin e rendit kushtetues dhe shkatërrimin e plotë të shtetit. Të gjitha këto veprime janë të sanksionuara me me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi.

Edhe ndërtimi i murit ishtë një veprim i paligjshëm dhe i dënueshëm me ligjet aktuale, një krim urbanistik, frymëzuar dhe realizuar nga qeveritarëve serbë. Në vend se të fillonjë procedura e hetimit për mbylljen e Urës dhe të rrugës, humbet kohë dhe energji politike dhe qeveritare duke lënë mënjanë temat themelore që kanë të bëjnë me zhvillimin shoqëror, ekonomik, kulturor. Javë të tëra qeveria e Serbisë detyroi qeverinë e Kosovës të merret me Murin sikur edhe me Trenin, të cilin e nisi vet nga Beogradi dhe e shndërroi në temë politike e diplomatike kundër Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të humbin rrugën kryesore të zhvillimit të shtetit të së drejtës, nëse vazhdojnë të merren të vonuar me agjendat që i dikton qeveria e Serbisë. Agjendat e saj ndalen duke u paraprirë me veprime ligjore dhe kushtetuese. Me zbatimin e plotë të ligjeve të shtetit të Kosovës, pa ngurrim, në gjithë territorin.

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...