Po bisedojnë sot, që të na përulin prapë nesër

25 Janar 2017 - 12:01 - Gazmend Abrashi      

Rifillimi i bisedimeve në një kohë kur Serbia po e cenon sovranitetin tonë nga brenda dhe nga jashtë është përçmim që po ia bëjmë vetës tonë dhe miqve tanë që na kanë njohur pavarësinë.

Thuhet se edhe kur ndodh lufta, pas saj duhet biseduar qoftë edhe me armikun. Por, të bisedohet me ata që po na nënçmojnë, po na luftojnë me të gjitha mjetet e mbetura edhe pas kaq shumë pasojave që na kanë sjellë nga lufta, jo vetëm qe është e turpshme , por mbi të gjitha është e dëmshme dhe degraduese për shtetin tonë.

Rifillimi i bisedimeve në një kohë kur Serbia po e cenon sovranitetin tonë nga brenda dhe nga jashtë është përçmim që po ia bëjmë vetës tonë dhe miqve tanë që na kanë njohur pavarësinë.

Serbia ende ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Politika Milosheviçjane nuk ka vdekur , ajo veçse ka ndërruar fytyrë. Përkundrejt kësaj, Serbia pas çdo takimi që iniciohet po nxjerr favore duke i shtyrë përpara agjendat e saj, ndërkaq interesat e Kosovës në këto takime fatkeqësisht po mbesin gjithnjë nën hije dhe të margjinalizuara.

Cili është interesi i Serbisë në takimet e radhës të bisedimeve, mbetet të shihet?!...

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...