Ekonomia serbe duhet të ndiejë pasojat e politikës arrogante të shtetit të vet

16 Janar 2017 - 09:50 - Gazmend Abrashi      

Ka sinjale që Kosova do të ballafaqohet me një luftë të re speciale nga e cila, siç duket, Serbia ka mbështetje konkrete nga disa fuqi të mëdha si ekonomike po ashtu edhe politike.

Kjo ndodhë kur bëhet transferimi i presidencës në SHBA, me tendencë të shfrytëzimit të zbrazëtisë eventuale në politikën ndërkombëtare. Situatën e komplikon edhe më shumë bashkërendimi i Turqisë me Rusinë karshi Sirisë, që e ndërlikon edhe më shumë pozitën edhe ashtu të brishtë të Kosovës.

Klasa politike kosovare dhe mbarë shqiptare me maturi , pa eufori dhe me një vizion të theksuar, duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të ruajë integritetin territorial dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës, duke ruajtur kushtetutshmërinë me fokus të posaçëm në mbrojtën e të drejtave të pakicave në Kosovë.

Është fatbardhësi që në Kosovë ka prani të KFOR-it dhe të bashkësisë ndërkombëtare , por ne nuk guxojmë që duke u thirrur në dashamirësinë e vendeve mike të tregohemi sharlatanë, duke treguar pafuqi në vendimmarrje për shtetin tonë.

Qeveria e Kosovës duhet të reagojë me masa ekonomike, që ta amortizojë biznesin me Serbinë dhe ta stimulojë importin me vendet tjera, por në radhë të parë të nxisë fuqizimin e ndërmarrjeve tona, që të rrisim kapacitetet prodhuese, krahas rritjes së konsumit të produkteve vendore.

Ekonomia serbe dhe bizneset duhet të ndiejnë në ‘’kuletë’’ pasojat e politikës arrogante të shtetit të tyre.

Të largohemi nga politikat ditore dhe të përqendrohemi që atë që e kemi fituar me luftë , mos ta humbim në paqe.

Kosova vërtetë është një shtet i vogël, por nuk duhet që mendësinë e të voglit ta zbërthejmë në pa fuqinë tonë. Sot, ka shumë shtete të vogla në botë të cilat kanë fuqi dhe ndikim të jashtëzakonshëm në politikat ndërkombëtare. Kosova duhet ta ndryshoj gjendjen e politikës se brendshme në mënyrë që ta rrisë ndikimin në politikën e jashtme. Për ta rritur këtë ndikim në duhet ta forcojmë sundimin e rendit dhe ligjit, të luftojmë nepotizmin dhe korrupsionin, t’u japim hapësirë kuadrove meritore në përfaqësimin tonë shtetëror dhe në këtë mënyre të përfaqësohemi dinjitetshëm para botës.

Është imperativ i kohës që elitat politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, pa bajraktarizëm të reflektojnë unitet dhe strategji me një vizion afatgjatë mbarë shqiptar, në mënyrë që të shndërrohemi në faktor të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...