25 Tetor 2015 - 11:22
Në mesin e 78 garueseve për Miss Grand International 2015 nga e gjithë bota, 10 garueset me më së shumti vota në kategorinë “Miss Popular Vote” janë Miss Sri Lanka, Ornella Mariam Gunesekere, Miss Shqipëria, Enkelejda Lajçi, Miss India Vartika Singh, Miss Malajzia, Santhawan Boonratana, Miss Australia, Claire Elizabeth Parker, Miss Indonezia, Yolanda Remetwa, Miss SHBA, Virgin Islands, Petra Cabrera Badia, Miss Anglia, Elizabeth Greenham, Miss Nepali, Jenita Basnet dhe Miss Mianmari, San Htate Htar Linn, raporton Koha.net.
Këto garuese për Miss Grand International 2015 do të marrin pjesë në Ndejën Private të presidentit të Miss Grand International, Nawat Itsaragrisil, e cila do të mbahet në barin “Zoom Sky Bar and Restaurant” në Anantara Sathron Bangkok Hotel, shkruan në ueb-faqen zyrtare të kësaj gare bukurie.
“Miss Popular Vote” është një prej pesë çmimeve speciale të kësaj gare ndërkombëtare të bukurisë. Çmimet tjera speciale janë “Më e mira në rroba banje”, “Më e mira në mediat sociale”, “Më e mira në fustan darke” dhe “Kostumi më i mirë kombëtar”.
Madje, përveç çmimit të titullit Miss Grand International 2015, do të shpërblehet edhe katër përcjellëse.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...