Elsa Lila anëtare e jurisë së “The Voice of Albania”

21 Gusht 2014 - 21:09      

Drejtuesit e “The Voice of Albania” kanë konfirmuar se këngëtarja shqiptare Elsa Lila do të jetë anëtarja më e re e jurisë për sezonin e ri të shout.

“Po, është ajo! #ElsaLila rikthehet në #Tiranë, për të qenë trajnere në #TheVoiceOfAlbania4!”, thuhej në një status të publikuar në Facebook nga “The Voice...”

Përveç Alma Bektashit dhe Sidrit Bejlerit që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në sezonin e katërt të “The Voice of Albania”, pjesë e jurisë do të jetë edhe Genc Salihu.

#GencSalihu, kompozitor, këngëtar, poet e producent nga #Prishtina, vjen për herë të parë ndër trajnerët e#TheVoiceOfAlbania!”, thuhej në FB.

Nuk është konfirmuar ende se me cilën datë do të fillojë edicioni më i ri i shout.

© KOHA.net
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...