Kujdes nga “Luanët” [video]

22 Korrik 2014 - 22:59      

Bukuroshja shqiptare, Luana Vjollca, sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor, “Luanët”.

Ky projekt vjen si bashkëpunim me Dj-in e njohur shqiptar, Dj Blunt, ndërsa në klip shihet edhe bashkëpunëtori më i afërt i Bluntit, Real One, i cili gjithashtu ia thotë një pjese të këngës.

Për ta bërë këtë klip edhe më të nxhetë, aty paraqitet edhe motra e Luanës, Marina, që vendos të sjell disa lëvizje tejet provokuese.

24-vjeçja Luana, e lindur në Tiranë që karrierën televizive e nisi në një prej televizioneve shqiptare qysh në moshën 14-vjeçe, në klip ka një paraqitje shumë sexy, por edhe të ashpër, që në disa skena shihet me çekan në dorë.

Kënga ka disa ditë që është paralajmëruar, ndërsa është pretendente për të qenë një prej hiteve të kësaj vere, por duhet kujtuar se konkurrenca sivjet është shumë e fortë!

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...