Elvana Gjata shkëlqen në tapetin e Grammyt [foto]

13 Shkurt 2017 - 12:22      

Elvana Gjata arriti të shkëlqente dje në tapetin e kuq të çmimeve Grammy ,duke marrë vëmendjen e të gjitha mediave.

Këngëtarja shqiptare ishte ftuar nga bashkëpunëtorët e saj, të cilët ishin pjesë e të nominuarve, midis tyre dhe producenti i Justin Bieber, Poo Bear.

Edhe pse ishte një debutimin e saj të parë në një tapet kaq të rëndësishëm, Elvana u dallua menjëherë për shkak të veshjes që kishte zgjedhur.Dukej e freskët ,me stil, por dhe e pazakontë në fustanin golf të stilistit libanez të modës së lartë, Nicolas Jebran dhe e lyer nga make up artisti i Kylie Jenner,Samuel.

Duket se përzgjedhja e saj nuk është aspak e rastësishme. Në mënyrën e saj origjinale dhe të pazakontë ajo arriti të merrte vëmendjen që i duhej për tu komentuar nga mediat më të rëndësishme.

Prestigjiozja braziliane globo.com e renditi pamjen e këngëtares shqiptare midis atyre më ekzotike dhe që arritën të tërhiqnin vëmendjen.

Ndërkohë që amerikania E!shkon më tej duke thënë se Elvana është duke bërë pikërisht atë që dëshironin: e papritur, e çuditshme, ndoshta dhe pak kundra rrymës ,por asnjëherë e parashikueshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...