Ermal Meta, i treti në “Sanremo”

12 Shkurt 2017 - 10:02      

Kantautori shqiptar Ermal Meta fitoi çmimin e tretë në Festivalin italian të Këngës “Sanremo”. Në treshen finaliste ishte një ndër zërat më të mirë të muzikës italiane, Fiorela Manoja, por çmimin e parë e mori këngëtari Francesko Gabani.

Kënga e Metës “E ndaluar të vdesësh” ishte konsideruar që në fillim të këtij festivali si një ndër pretendentët për fitore dhe ndër krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë.

Artisti shqiptar nga Fieri, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e “Ariston”-it, solli një këngë kundër dhunës në familje.

35-vjeçari Ermal Meta fitoi këtë vit edhe çmimin për interpretimin e këngëve të vjetra italiane, ku u vlerësua nga kritika për interpretimin e këngës së Domeniko Modunjos “Amara terra mia”.

Përveç se për këngët që shkruan dhe interpreton vet, Ermal Meta është shumë i vlerësuar vitet e fundit si kompozitor, transmeton tch. Jo vetëm këngë të muzikës së lehtë, në krijimet e tij kanë nisur të zënë vend edhe kolonat zanore të filmave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...