Elinel konfirmon projektin e ri, këto janë detajet

11 Shkurt 2017 - 11:15      

Reperi i njohur shqiptar, Elinel, në një bisedë për Koha.net, ka konfirmuar detajet e para nga projekti i tij më i ri.

Ai ka konfirmuar ekskluzivisht se kënga më e re që do të dalë shumë shpejt do të mbajë titullin “Qmos”.

“Kënga e re mban emrin ‘Qmos’. Ky projekt nuk është bashkëpunim ose duet me një artist tjetër, por bashkëpunimi i parë me producentat e Big Deal, që janë marrë me instrumentalin e këngës”, ka thënë ai.

Për klipin e kësaj kënge është kujdesur “Pinkmoon”, ndërsa për pamjet nga droni Faruk Begolli. Për pamjen, që pritet të jetë më e veçantë në këtë spot, reperi ka njoftuar se është kujdesur Njomza Luci.

Duke mos përmendur datën e lansimit të klipit më të ri, Elinel ka thënë se kjo publikimi i këngës do të bëhet shumë shpejt. Ai ka treguar edhe temën e klipit dhe këngës.

“Projekti pritet me dalë këtë muaj, ose me thënë më mirë në një të ardhme të afërt, shumë të afërt”, ka deklaruar ai për Koha.net. “Tema e cila trajtohet me klip edhe me këngë është raporti i mashkullit dhe femrës, kur ky i pari ndjen tërheqjen deri në cilën pikë është në gjendje të shkojë”.

I pyetur lidhur me këngët e ardhshme dhe me një bashkëpunim me The Bloody Alboz reperi ka thënë: “Bashkëpunim të konfirmuar nuk ka, por flitet për një bashkëpunim të mundshëm me një anëtar të TBA”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...