9 Shkurt 2017 - 09:50
Kjo revistë për edicionin e muajit mars pohon se do të festojë të gjitha llojet e bukurisë dhe përveç tri modeleve të famshme, në fotografi janë edhe Adwoa Aboah, Liu Wen, Vittoria Ceretti dhe Imaan Hammam, raporton Daily Mail.
Por përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se dora e Gigit, e cila është e vendosur në belin e Ashleyt, është shumë e gjatë.
Shumë përdorues e kanë akuzuar revistën se ka tentuar ta bëjë më të hollë modelen Ashley, e cila hapur flet për celulitin dhe belin e saj të gjerë, transmeton Koha.net.
Ajo është modelja e vetme që ka mbuluar belinë me dorë dhe është prapa modeles Liu.
“Revolucionare do të ishte sikur ju të mos përdornit photoshopin për modelen e trashë në këtë foto. Ju djema jeni hipokritë të shpifur”, ka thënë një komentues në Instagram.
“Çfarë ndodhi me dorën e Gigi Hadidit?” ka pyetur një tjetër komentues.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...