8 Shkurt 2017 - 21:21
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale.
“Sot është një ditë e veçantë për mua. Nënshkruam projektet tona të reja me Goktas Semsettin. Është emocionuese për t’u bashkuar me familjen ‘Sony Music Turkey’. Shpresoj se rruga jonë është e gjatë dhe e frytshme”, ka shkuar Bertani në Facebook e Instagram, raporton Express i KTV-së.
Këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera, por pritet që ky hap ta çojë atë drejt suksesit që po kërkon prej vitesh në Turqi, meqë pjesë e “Sony Music” atje janë emra të njohur të muzikës turke që për momentin gëzojnë sukses dhe popullaritet të madh si: Sila, Buray, Atiye, Emir etj.
Bertani deri tash në tregun turk ka publikuar disa këngë me klipe, ka qenë pjesë e disa emisioneve të njohura, si dhe ka luajtur në një serial.
Bertan Asllani nënshkruan me “Sony Music Turkey” by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...