8 Shkurt 2017 - 13:49
Në korrik Rossi do të jetë protagonist i koncertit më të madh të të gjitha kohërave për numrin e madh të biletave të shitura në Modena Park, transmeton Tgcom24. Ai lindi në 7 shkurt 1952 në Zocca, një provincë e Modenas. Në vendin e tij të lindjes, fansat festuan ditëlindjen e tij prej disa ditësh.
Ai nuk është shfaqur, por populli i tij dëshironte t’ia festonte ditëlindjen, në vendin ku legjenda e rrokut italian filloi jetën e tij prej ylli të vërtetë.
Ka publikuar 30 albume që nga fillimi i karrierës së tij në 1977, nga të cilat 17 në studio, 9 live, dhe 4 përmbledhje, si dhe ka kompzuar më shumë se 150 këngë , përveçse një numri të madh tekstesh e muzikë për këngëtarët e tjerë.
Albachiara, e inçizoi në 1979 dhe ndoshta është suksesi i tij më i madh. I datuar në 1981 albumi “Jemi vetëm ne”, me të cilin Vasco fillon të ketë sukses. Në 1982 në Festivalin e Sanremos me “Shkoj në maksimum”, dhe në 1983 me “Jeta e pamatur”. Legjenda ka filluar.
Me 35 mijë kopje të shitura është një nga kantautorët italianë të një suksesi të madh dhe një nga artistët italianë që ka shitur numrin më të madh të disqeve . Ai ka rekordin italian të spektatorëve në një koncert të vetëm.
Por nuk ka mbaruar këtu. Në 1 korrik një rekord tjetër, mai i 180 mijë spektatorëve që do të asistojnë në koncertin në Modena Park.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...