Kush është “Riki” i “O Sa Mirë”? [video]

7 Shkurt 2017 - 19:01      

Në episodin e 95-të të serialit më të njohur në vend “O Sa Mirë, ka marrë pjesë edhe aktori Ridvan Murati, i cili luan në një teatër të njohur të Bazelit në Zvicër.

Së fundi, Murati ka luajtur në këtë serial rolin e Rikit apo kushëririt të Llukmanit.

Regjisori Valter Lucaj ka deklaruar për emisionin “Express” të KTV-së se aktori Murati nuk do të jetë pjesë e përhershme e këtij seriali, mirëpo do të paraqitet kohë pas kohe në disa episode.

Pjesë e këtij sezoni të serialit “O sa mirë” janë edhe treshja humoristike “Stupcat”.

Pavarësisht raportimit të mediave se ata janë larguar, “Stupcat” do të vazhdojnë të jenë në disa episode që do të realizohen në kuadër të këtij seriali.

“O Sa Mirë” transmetohet çdo të diel në ora 20:00 në Kohavision.

 


Ndryshime te O Sa Mire_0702 by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...