John për Michael: Ishte një nga më të mirët në botë

7 Shkurt 2017 - 11:29      

Elton John ka folur për lidhjen e tij me George Michael.

George dhe Elton përveç lidhjes që kishin në skenën muzikore, ata ishin miq shumë të ngushtë.

Në një intervistë në radion “Beats Apple 1”, Elton e përshkruan atë si "një nga kompozitorët më të shkëlqyer dhe një nga vokalistët më të mirë të kohës.

“Ai jo vetëm se ishte një mik i mirë, por edhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer që ky vend ka njohur ndonjëherë, dhe sigurisht një nga vokalistët më të mirë. Një nga më të mirë në botë. Miqësia me të kishte filluar në bazë të muzikës për të vazhduar edhe më tej”, ka thënë ndër të tjera Elton.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...