Dieselit i pëlqen të jetë misterioz

7 Shkurt 2017 - 09:15      

Aktori Vin Diesel së shpejti do të publikojë pjesën e tetë të filmit “Fast & Furious” dhe në një intervistë për “Men’s Health” ka folur për jetën e tij private.

Doza e misterit që posedon 49-vjeçari, përkundër 130 milionë fansave që ka në rrjetet sociale, është tema kryesore e revistës së njohur.

Ylli i filmave – së bashku me këngëtaren Shakira dhe futbollistin Cristiano Ronaldo – janë tre personat e vetëm që kanë mbi 100 milionë fansa në Facebook.

Por përkundur popullaritetit të tij, jeta e aktorit është mjaft private.

“E vërteta është se kam stil të vjetër si Harrison Ford ose George Clooney ndoshta Brando – i cili nuk dëshiron që jeta private të jetë e përfolur”, ka thënë Diesel për revistën.

“Është më mirë kur njerëzit shkojnë të shikojnë filmat e mi dhe të ndjejnë pak mister për atë se kush jam unë. Mbase ka një kontradiktë këtu; ende jam në zbulim të saj”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...