Pas 40 vitesh zbulohen audiokaseta të humbura të Bob Marleyt

5 Shkurt 2017 - 11:10      

Pas 40 vitesh janë gjetur disa incizime të Bob Marleyt në një bodrum të lagësht të një hoteli në Londër, raporton The Telegraph.

13 kaseta të mbështjella janë gjetur në hotelin, Kensal Rise, në të cilin kishin qëndruar ylli i muzikës rege Bob Marley dhe bendi i tij The Wailers gjatë turneut evropian gjatë viteve 1970, transmeton Koha.net.

24 këngë të incizuara në kaseta, të njohura në muzikë si “The Lost Masters”, së pari u mendua se janë dëmtuar dhe që ishin të pariparueshme nga përmbytjet kur janë gjetur të mbuluara nga një material ngjitës.

Por, falë teknologjisë së sotme, ato janë pastruar me sukses dhe janë restauruar. Ky lajm vjen në prag 72 vjetorit të lindjes së ikonës së reges, dhe ky zbulim ka sjellë shumë emocione te fansat e kësaj muzike, që mezi presin të dëgjojnë këtë thesar muzikor.

Këto kaseta janë incizime origjinale të koncerteve të Bob Marleyt dhe The Wailers të mbajtura në Londër dhe Paris gjatë viteve 1974 dhe 1978.

Disa prej kasetave të restauruara përfshijnë edhe disa nga këngët më të lavdishme të Marleyt, si “No Woman No Cry”, “Jammin”, “Exodus”, dhe “I Shot The Sheriff”, të incizuara më 1975 drejtpërdrejtë në Lyceum të Londrës, si dhe “Hammersmith Odeon” më 1976, ‘The Rainbow” 1977, si dhe “The Pavilion de Paris” në vitin tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...