4 Shkurt 2017 - 14:34
“Elle” shkruan se Matoshi ka guxim të kombinojë sandalet me çorape shumëngjyrëshe, trend që po rritet me të madhe te fashionistat.
“Në një llogari në Instagram, ajo obsesionin e saj e ka çuar në nivel krejt tjetër”, shkruan Elle për Lirika Matoshin.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikon fotografi të çorapeve të ndryshme, të cilat i ka krijuar vetë ajo. Këto produkte ajo i shet online ndërsa siç shkruan Elle, çorapet me stil ajo i shet nga 400 deri në 645 dollarë.
“Çorapet kushtojnë dhe po kanë sukses në internet. Ato mund të kombinohen me çfarëdo stili. Por nëse nuk dëshironi t’i investoni në ndonjë modele, ju mund të frymëzoni dhe t’i krijoni këto çorape në shtëpi. Do të dukeshit të mrekullueshme nëpër karnavale”, shkruan Elle.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...