3 Shkurt 2017 - 23:16
Koleksioni i këngëve në albumin “The King & I” përshkruan tregimet e një prej dashurive më legjendare në histori të hip-hopit, transmeton Koha.net.
Vokale të reja të fitueses Grammy, Evans janë të incizuara në albumin e ri, si dhe rima familjare dhe të padëgjuara më parë të reperit – emri i vërtetë i të cilit është Christopher Wallace.
Në album gjithashtu janë të përfshirë edhe disa prej emrave më të mëdhenj në rep si, Lil’ Kim, Busta Rhymes, Jadakiss, Lil’ Cease, Sheek Louch, Styles P dhe Snoop Dogg. Kurse pjesë e tij janë edhe producentët DJ Premier, Just Blaze, Salaam Remi, Stevie J dhe Chucky Thompson.
Evans dhe Wallace ishin martuar nëntë ditë pasi ishin takuar gjatë një sesioni fotografish më 1994. Marsi 2017 do të jetë edhe 20 vjetori i vrasjes së reperit në Los Angeles, vrasja i të cilit ende është i pazgjidhur.
Anëtarë të tjerë të familjes që do të jenë në listën e këngëve janë edhe Voletta Wallace, nëna e Biggiet, si dhe yjet Kevin McCall, Chyna Tahjere, dhe Jamal “Gravy” Woolard, që kanë luajtur në filmin biografik Notorious të vitit 2009.
“The King & I” pritet të lansohet më 19 maj, ndërsa dy këngët e saj të para janë “Evans’ love letter to Neë York” në bashkëpunim me Jadakiss, dhe kënga “When We Party” në bashkëpunim me Snoop Dogg.
Ky nuk është albumi i parë postmortem, pasi më parë ishte publikuar albumi “Life After Death”, i incizuar pak para se të vdiste dhe ishte publikuar 16 ditë pas vdekjes së tij me ç’rast kishte rrëmbyer top listat në Amerikë.
Ai është një nga albumet e vetëm të hip-hopit që ka fituar certifikatën “Diamond” nga RIAA. Kurse albumi “Born Again” ishte lansuar më 1999, si dhe “Duets: The Final Chapter”, më 2005 ishin të përfshirë edhe Missy Elliott, Eminem, Jay Z dhe Korn.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...