”Le Figaro” shkruan për sukseset e Linda Halimit

3 Shkurt 2017 - 15:42      

Tiranë, 3 shkurt- Këngëtarja Linda Halimi për gjatë 10 viteve është bërë e famshme duke qenë pjesë e disa garave, përfshirë edhe American Idol në SHBA, është fjalia hyrëse e shkrimit që gazeta franceze ”Le Figaro” i ka kushtuar Linda Halimit, transmeton atsh.

Më pas gazeta franceze shkruan për pjesëmarrjen e këngëtares në gara të ndryshme, si dhe për këngën “Botë”, me të cilën fitoi në Festivalin e 55-të të këngës në RTSH dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Në fund të vitit të kaluar Linda Halimi ka fituar çmimin në edicionin e 55-të Festivalin Ndërkombëtarë të Këngës të organizuar nga kanali publik RTSH. Këngëtarja, e cila së shpejti do të mbushë 28 vjeç, ka fituar me këngën e saj “Botë” duke marrë kështu votat e publikut, por edhe të jurisë profesionale.

“Kënga ime është për gjitha gjërat që po ndodhin në botë. Kjo këngë është për të gjithë ata që janë ndjerë së paku një herë se nuk i përkasin këtij vendi, për shkak të etnitetit, gjinisë apo sepse janë ndjerë të vegjël në një fazë të jetës së tyre, janë gjykuar për vendimet e tyre, të pafat, apo janë ndjerë të ngulfatur”, janë fjalët e këngëtares që janë cituar nga gazeta franceze.

Në vitin 2007, Linda Halimi ka qenë në mesin e 10 talenteve më të mirë në spektaklin e talenteve ‘Ethet e së Premtes’ duke krijuar grupin Ngroba për dy vite. Kurse në vitin 2009, ajo ka fituar në festivalin Top Fest dhe ka lansuar disa këngë para se të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara. Pastaj në 2016-të ajo mori pjesë në American Idol duke përfunduar në top 25.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004 kurse rezultatet më të mira i ka arritur në vitin 2012 me këngën ‘Suus’, kënduar nga Rona Nishliu. Kurse vitin e kaluar në Stockholm, Endea Tarifa me këngën ‘Fairytale’ ka dalë e gjashta në gjysmëfinale duke mos u kualifikuar për finale, ka shkruar ”Le Figaro” për historinë e Shqipërisë në Eurovizion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...