Vidhet e shkatërrohet shtëpia e Nicki Minaj

3 Shkurt 2017 - 10:19      

Për Nicki Minaj nuk janë këto ditët më të mira. Mbretëreshës së rep-it i kanë vjedhur bizhuteri në vlerë 200.000 dollarë.

Jo vetëm që i kanë vjedhur 200.000 dollarë në bizhuteri dhe pasuri të tjera nga shtëpia luksoze, të cilën ajo e ka marrë me qera për 30.000 dollarë në muaj, por vendi dukej sikur aty kishte ndodhur ndonjë masakër, ka raportuar sot “TMZ”.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar për këtë çështje, por policia beson se krimi mund të jetë kryer nga dikush që e njeh këngëtaren 34-vjeçare. Repistja seksi ishte jashtë qytetit kur ndodhi ‘masakra’ në shtëpinë e saj.

Ky krim vjen menjëherë pasi bukuroshja Minaj u nda nga i dashuri i saj, Meek Mill dhe vendosjes të të ashtuquajturit armëpushim me mikun e vjetër Drake, transmeton kp.

Sa i përket vjedhjes, policia tha shtëpia ishte shkatërruar plotësisht. Burimi i policisë tha “I dyshuari ose të dyshuarit rrëzuan gjithçka përtokë dhe kanë kthyer përmbys mobiliet dhe sendet e tjera të shtëpisë … ata duket se kanë vepruar si të çmendur në kërkim të diçkaje”. Burime të tjera thanë TMZ se gjithçka “duket si të ishte një hakmarrje personale”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...