Depp në krizë financiare shkaku i jetës luksoze

2 Shkurt 2017 - 09:33      

Pas një shkurorëzimi të kushtueshëm, shumë njerëz do të kishin kujdes sa i përket shpenzimit të buxhetit që kanë. Por kjo nuk vlen për aktorin Johnny Depp.

Ylli i Hollywoodit, siç raporton Daily Mail, ka shpenzuar 21 milionë funte. Ish-menaxherët e tij kanë ngritur një kundërpadi ndaj aktorit, i cili ka paditur ata për keqmenaxhim.

Ish-menaxherët kanë thënë se Depp shpenzon 24 mijë funte në muaj vetëm për verëra, 238,600 në muaj për menaxhimin e stafit prej 40 punëtorësh dhe 159 mijë funte në aeroplanët privatë.

Në vitet e fundit ai ka shpenzuar 8 milionë funte në koleksion masiv arti dhe 70 kitarë. Ai e ka kënaqur veten duke e blerë një jaht luksoz për 14.3 milionë funte. Këtë jaht më vonë e kishte blerë shkrimtarja JK Rowling.

Depp ka paditur ish-menaxherët e tij me 20 milionë funte për keqmenaxhim të fitimeve të tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...