Shndërrimi i Dua Lipës nga një modele në sensacion të muzikës

1 Shkurt 2017 - 15:09      

Revista e njohur “Harperbazaar” ka realizuar një intervistë me këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, të cilën kjo revistë e ka cilësuar si një modele të shndërruar në sensacion të muzikës.

Në këtë intervistë, Lipa ka folur për prejardhjen e saj nga Kosova dhe sukseset me këngët e realizuara së fundmi. Revista “Harperbazaar” shkruan se zëri i Duas është i thellë dhe i papritur për një artiste të re në moshë.

“21-vjeçarja mori vëmendje në Europë pas lansimit të këngës së parë në vjeshtën e vitit 2015, por nuk arriti të kapë toplistat amerikane deri në lansimin e këngës ‘Blow Your Mind’ në verën e vitit 2016. Që prej debutimit, ajo ka mbajtur turne në Europë dhe Britani të Madhe”, shkruan revista për Dua Lipan.

E pyetur se si po shkojnë punët për albumin e saj debutues, Dua Lipa ka thënë se albumi është përfunduar, por po pret që në album të përfshihen disa mysafirë.

“Albumi është kryer. Shpresoj të kem disa mysafirë special në të, por është afër. Ende nuk kam ftuar askënd, pasi nuk kam qenë shumë e fokusuar në të. Kam qenë në turne dhe kam bërë disa gjëra nga të cilat nuk kam pasur mundësi të gjejë dikë që do të përshtatej në disa këngë që i kam ndërmend”, ka thënë Dua Lipa.

Revista “Harperbazaar” ka pyetur Dua Lipën nëse është rritur duke dëgjuar muzikë hip-hop. Dua ka thënë se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka dëgjuar shumë hip-hop, muzikë e pëlqyer në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Kur u shpërngula në Kosovë në moshën 11-vjeçare, të gjithë atje dëgjonin hip-hop. Atje dëgjohej Tupacu dhe Biggie. Obsesioni im atë kohë ishte 50 Cent dhe Tony Yayo, në përgjithësi gjithë grupi G-Unit. Koncerti im i parë ishte Methodman dhe Redman, sepse ata erdhën në Kosovë. Atje e pashë edhe Snoop Doggun”, ka thënë Dua Lipa, e cila ka thënë se prindërit kurrë nuk e kanë detyruar që të bënte karrierë në muzikë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...