Dua Lipa në prill mini-turne nëpër Europë

31 Janar 2017 - 11:19      

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të zhvillojë në muajin prill një turne europian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook këngëtarja e hitit “Be The One”, ka zbuluar datat e mini-turneut të saj në Europë.

Sipas listës së publikuar, ajo do të performojë në qytetet Milan, Berlin, Cologne, Utrecht, Manchester dhe Londër.

E shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muzikës botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, “Blow Your Mind” një bashkëpunim me Sean Paul dhe “Scared to be lonely”, me Martin Garrix.

Zëri i saj i veçantë ka bërë që të renditet në toplistat muzikore. Zëri me ngjyrë të errët, i ngjashëm me legjendat e muzikës soul dhe jazz, i ka dhuruar adoleshentes me pamjen engjëllore, atributet e një ylli të vërtetë që pritet të shkëlqejë në botën muzikore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...