31 Janar 2017 - 10:53
Daily Mail raporton se shumë këngëtarë përfshirë Kanye West, Justin Bieber dhe Drake po planifikojnë të bojkotojnë ceremoninë e këtij festivali që do të mbahet më 12 shkurt. Pavarësisht se është i nominuar në 12 kategori, burimet i kanë thënë gazetës TMZ, se Justin Bieber nuk e ka ndërmend të marrë pjesë, dhe aktualisht është duke bërë plane të bëjë diçka tjetër atë ditë.
“Ai nuk mendon se Grammys janë relevante dhe përfaqësuese, në veçanti për këngëtarët e rinj”, ka thënë ky burim.
Drake në anën tjetër është i nominuar në tetë kategori këtë vit, por ai as nuk do të jetë prezent. Kanye West, është gjithashtu i nominuar në tetë kategori, por edhe ai nuk ka shpreh interesim të marrë pjesë në këtë festival. Arsyeja për bojkot këtë vit sipas burimeve është racore.
West i cili ka fituar në total 21 Grammy , sipas burimeve kurrë nuk ka fituar kur ka qenë në kategori të njëjtë me artistët e bardhë.
Sikurse West, edhe këngëtari Nikes, beson se Grammy Awards ka dështuar të përfaqësojë muzicientët me ngjyrë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...