30 Janar 2017 - 19:00
Pasi fshiu postimet në rrjetet sociale më herët gjatë vitit, aktorja 30-vjeçare është kthyer në Instagram pas takimit me presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.
“Çfarë ëndrre është që të më ftojë Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ajo përkrah fotos me presidentin dhe gruan e tij. “Përpjekjet e tyre për të ndihmuar refugjatët sirianë është shumë inspiruese”.
Ajo në këtë fotografi ka etiketuar edhe presidentin amerikan me fjalinë “Alaikum Salam” (Paqja qoftë mbi ju), raporton ET.
Ky vjen si mesazh pas vendimit të fundit të Donald Trumpit për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve myslimanë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...