Beyonce në pritje të fëmijës së dytë

30 Janar 2017 - 14:07      

Nuk është hera e parë që dyshohet për një shtatzëni të dytë për mbretëreshën e pop-it Beyonce, por besohet që këtë herë të jetë e vërtetë.

Lajmin e ka bërë publik HollywoodLife, që sipas burimeve të afërta këngëtarja do të bëhet nënë për herë të dytë, dhe se këtë gjë do që ta mbajë të fshehtë.

Kohëve të fundit Beyonce, është duke u shfaqur me veshje të gjëra, gjë që nuk është e zakonshme për të, pra kjo është njëra nga arsyet që ka shfaqur dyshim mbi shtatzëninë e këngëtares.

Gjithashtu një dyshim tjetër ishte në një video e postuar para disa ditësh ku Beyonce dukej me pak barkë të fryrë, video e cila u fshi menjëherë, por nuk është se nuk u kishte rënë në sy fansave të saj.

Kjo ishte një nga provat të cilat mund të tregonin saktë se 35 vjeçarja po bëhet nënë për të dytën herë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...