20 vite pa Dianën, princat me plane për një statujë

30 Janar 2017 - 11:45      

Ajo do të jetë përgjithnjë princesha e popullit. Tani, 20 vite pas vdekjes, publiku do të mund ta shohë princeshë Dianën sërish, në formën e një statuje të porositur nga princat Uilliam dhe Harry.

Statuja do të vendoset në kopshtet jashtë Kensington Palace, në mënyrë që bijtë e saj të mund ta shohin nga dritaret e apartamenteve, transmeton TCH. Duke bërë të ditur vendimin, Uilliam dhe Harry thanë: Kanë kaluar 20 vite nga vdekja e nënës tonë dhe është koha për të pranuar dhe vlerësuar pasojat pozitive të saj në Britani dhe në të gjithë botën, me një statujë të përhershme.

"Nëna jonë preku kaq shumë jetë. Ne shpresojmë që statuja të ndihmojë ata që do të vizitojnë Kensington palace, që të reflektojnë për jetën dhe trashëgiminë e saj". Uilliam dhe Harry kanë përzgjedhur një komision që do të ndihmojë në përcaktimin e skulptorit që do ta realizojë veprën dhe mbledhjen e fondeve për statujën, që pritet të ketë përfunduar deri në fund të vitit.

Diana i rriti princat e rinj në kensington palace, që u bë edhe një vend kult kur ajo dhe i dashuri i saj, Dodi al Fayed humbën jetën në një aksident me makinë në Paris në 1997, më shumë se një milionë buqeta me lule u vendosën pranë saj.

Edhe një kopsht në kujtim të saj po krijohet brenda Kensington Palace, me kërkesë të princave, që duan ta mbajnë kujtimin e nënës së tyre ende gjallë. "Shpresoj që ajo të jetë duke na parë nga lart dhe të jetë krenare për atë që ne kemi arritur", tha princi Harry për televizionet amerikane vitin e shkuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...