26 Janar 2017 - 21:40
Këngëtarja sqaroi se kjo vizitë kishte qëllime bamirësie, transmeton emisioni Express në KTV.
"Jam në Malawi për të vizituar spitalin e fëmijëve në Blantyre dhe për çështje që kanë të bëjnë me fondacionin Raising Malawi”, deklaroi ajo përmes një komunikate për shtyp për “People Magazine”, duke thënë se lajmi për nisjen e procedurave të adoptimit është i pavërtetë.
Këngëtarja lëshoi këtë komunikatë pasi zëdhënësja e gjykatës në Malawi, Mlenga Mvula, u ka thënë mediave se Madonna ka bërë kërkesë për adoptimin e dy fëmijëve të tjerë nga Malawi.
58-vjeçja adoptoi në Malawi fëmijët David Banda dhe Mercy James në vitin 2006, gjegjësisht 2009. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë Lourdes dhe Rocco, nga lidhjet e mëparshme.
Madonna ka themeluar organizatën jo-profitabile “ Raising Malawi” në vitin 2006 për të ofruar programe të edukimit dhe të shëndetësisë, kryesisht për vajza, në vendin afrikan.
Kjo organizatë aktualisht është duke ndërtuar një njësi të fëmijëve në spitalin në Blantyre, vendi i dytë më i madh në Malawi. Bazuar në ueb faqen e organizatës “Raising Malawi” gjithashtu ka ndërtuar 10 shkolla.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...