Dekada e dytë e rap-grupeve shqiptare [video]

26 Janar 2017 - 21:39      

Viti 2017 shënon dekadën e dytë të themelimit të disa prej rap-grupeve të njohura shqiptare.

Ishte viti tashmë i largët 1997, atëherë kur Kosova po kalonte në një periudhë tejet të vështirë nga represioni serb, ndërsa disa djem po mendonin se si ta zhvillonin në vendin e tyre të okupuar artin e rimave dhe bitave.

Tingulli i Trent, Hija e Jetës, 2po2, Ritmi i rrugës, Etno Engjujt, N.R e disa grupe të tjera konsiderohen të jenë themelues të rap-it në Kosovë.

Pavarësisht preokupimeve të cilat i kishin atë kohë anëtarët e këtyre grupeve, ata vazhduan të ishin këmbëngulës në realizimin e ëndrrës së tyre.

Disa prej këtyre rap-grupeve tashmë janë shpërbërë, mirëpo me projektet e tyre të realizuara ata kujtohen gjatë nga publiku vendas.
2po2, Hija e Jetës, Rritmi i Rrugës dhe N.R janë grupet që nuk i qëndruan gjatë skenës muzikore, ndërkohë ata të cilët i rezistuan kësaj industrie nga grupi i ’97-ës janë Tingulli i Trent dhe Etno Engjujt, raporton Express i KTV-së.

Evoluimi i tyre në tregun muzikor ka ndodhur viteve të fundit, ndërkohë disa projekte muzikore të tyre tashmë shikohen nga miliona njerëz.

Pa dyshim që krahas krijimtarisë muzikore, këto rap-grupe shqiptare patën edhe konflikte me rivalët e tyre, një gjë kjo krejt logjike e cila ndodh në botën e rap-it.

Anëtarët e rap-grupeve në viset shqiptare të themeluara para njëzet vjetësh, hapën rrugën e krijimit të reperëve dhe grupeve tjera.


DEKADA E DYTË E RAP GRUPEVE SHQIPTARE by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...