26 Janar 2017 - 19:07
Së bashku me Vig Poppa kanë sjellë këngën “A Je Single”, transmeton Koha.net. Kjo këngë është pjesë e albumit të tij më të ri “2020”, që tashmë është në të gjitha platformat muzikore.
Kjo këngë është projekti i tretë i lansuar nga 2po2 brenda muajit janar, pasi që më parë ka sjell dy këngë solo “Alo” dhe “El Chapo”.
Reperi prishtinas në kuadër të këtij albumi realizoi këngë me: Flori Mumajesin, Ledri Vulën, Elinel, Capital T dhe Ermal Fejzullahun.
Besniku ia doli ta bindë reperin Unikatil që të rikthehet pas tri vjetësh në skenë, me këngën e përbashkët “Kryt Nalt”.
Një aktivizim më të madh në muzikë 2po2 e pati vitin e kaluar, pas disa pauzave të shkurtra, duke sjellë një numër të madh këngësh e videoklipesh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...