Aktorja Johansson i jep fund martesës

26 Janar 2017 - 09:56      

Aktorja Scarlett Johansson në fshehtësi nga mediat është ndarë nga burri i saj Romain Dauriac, pas dy vjetësh martesë me të.

32-vjeçarja është fotografuar në New York pa unazën e saj të martesës. Çifti për herë të fundit është parë bashkë në muajin tetor në hapje të një dyqani në Paris.

Burimet i kanë thënë revistës “People” se çifti është ndarë gjatë verës, derisa “Us Weekly” raporton se ishte Scarlett, e cila i dha fund martesës.

“Scarlet filloi ndarjen dhe mori vendimin për këtë gjë”, ka thënë një burim për revistën amerikane.

Aktorja filloi lidhjen me Romainin gjatë vitit 2012. Një vit më vonë u fejuan. Ata kanë një vajzë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...