Kidman e nderuar me nominim për Oscar

25 Janar 2017 - 13:52      

Aktorja Nicole Kidman, ka thënë se është shumë e nderuar me nominim për Oscar për rolin më të mirë dytësor, derisa ndodhi prezantimin e koleksionit të ri për pranverë verë 2017 të Giorgio Armanit në Paris.

E veshur me një fustan elegant të zi, Kidman tha se është e emocionuar që filmi Lion, në të cilin ajo aktron një nënë australiane e cila birëson një fëmijë indian, është njohur nga Akademia, transmeton Koha.net.

“Jam jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që filmi ka pranuar mirënjohje kaq të madhe, dhe shumë shpërblime” tha aktorja e cila ka në fakt dy fëmijë të birësuar me ish-bashkëshortin Tom Cruise. Aktorja e nderuar me Oscar ishte nderuar në këtë kategori edhe më herët. “E çuditshme është se sa më e moshuar që jam aq më e emocionuar po bëhem” tha ajo. E në spektaklin e Armanit ishte edhe aktorja Isabelle Huppert e cila u nominua për Oscar për aktoren më të mirë në filmin Elle.

Sidoqoftë, koleksioni I Armanit në Paris ka sjellë veshje elegante për mbrëmje me shumë ngjyra ku dallohej ajo e artë dhe e portokalltë. Java e Modës në Paris me ç’rast brende luksoze pranojnë veshjet e tyre do të vazhdojë deri të enjten.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...