The Weeknd kryeson sërish toplistën e Billboardit

24 Janar 2017 - 21:38      

Këngëtari kanadez The Weeknd ka vazhduar të kryesojë toplistën e Billboardit prej 200 albumeve më të mira.

Albumi i tij “Starboy” ka zënë vendin e parë për të tretën javë me radhë, duke lënë pas bendin britanik The XX dhe albumin e tij të ri "I See You".

8 javë pas publikimit, albumi i The Weeknd ka shitur 60,000 kopje të tjera, përderisa grupi i muzikës alternative ka shitur edhe 45,000 kopje të tjera të albumit të ri “I See You”, i cili u bë albumi më i shitur i grupit.

Kolonat zanore të filmave "La La Land" dhe "Moana" ishin në mesin e incizimeve që shitën më së shumti kopje.

Kantautori britanik Ed Sheeran sërish dominoi toplistën e këngëve më të mira, për të cilën vendoset nga shitja online e këngëve. Kënga e tij "Shape of You", e publikuar dy javë më parë, shiti 119,000 kopje për një javë.

Kënga e re e grupit amerikan “Chainsmokers” zuri vendin e dytë me 91,000 kopje të shitura.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...