Kur do të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur Onat ft. Majk [video]

24 Janar 2017 - 21:31      

“Si manekene”, “Dea”, “Killa”, “Mejrem” ishin vetëm disa prej hiteve të grupit të dikurshëm TDS, i cili për një periudhë të shkurtër kohore fitoi një numër të madh adhuruesish muzikor.

Pas shumë vjetësh, dy prej anëtarëve të grupit, të cilët vazhduan suksesshëm karrierën solo, do të vijnë me një këngë të përbashkët.

Është fjala për Onatin dhe Majkun, të cilët janë pjesë e labelit “BabaStars”, për të cilët do të jetë kënga e parë e përbashkët në kuadër të shtëpisë diskografike të njohur shqiptare.

Dy reperët prishtinas, para dy vjetësh, kishin sjellë në bashkëpunim me Cozman hitin “Shumë i smutë”.

Këngë më e re e përbashkët e reperëve Onat dhe Majk pritet të publikohet në mesin e muajit shkurt, bëri të ditur për emisionin “Express” të KTV-së, menaxheri i labelit “BabaStars”, Dekor Sahiti.

Onati dhe Majku, në vitin 2014, vendosën t’i bashkohen shtëpisë diskografike “BabaStars”, kurse ata debutuan në këtë label në “High 2”.

Majku para një muaji lansoi baladën e titulluar “Fund”, gjersa Onati para tre muajsh erdhi në bashkëpunim me reperin problematik Cozman.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...