“Botë” e Lindita Halimit deri tani kënga më e pëlqyer në Eurovizion

23 Janar 2017 - 09:00      

Lindita, me këngën “Botë”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Eurovizion , ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani, kënga më e pëlqyer.

Nga të gjitha këngët që deri tani janë zyrtarisht përfaqësuese të shteteve të tyre në Eurovizion, Lindita Halimi duket se është më e pëlqyera, raportonte dje KultPlus. Këtë e tregojne votat në portalin Wiwiblogs- portali më aktiv i Eurovizionit në botë.

Deri tani janë rreth 15-të këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues.

Linda Halimi, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar fansat të cilët po e pëlqejnë këngën e saj. Në këtë renditje, pas Linditës e cila po triumfon në dy herët e fundit, pason kënga e Hollandës dhe ajo e Irlandës.

Me këngën “Botë”, Linda Halimi ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 55-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...