Argjentinasja që përfaqëson Kosovën në Miss Universe kërkon votën tuaj [video]

22 Janar 2017 - 15:34      

Camila Barraza, argjentinasja e cila është duke përfaqësuar Kosovën në Miss Universe, pas paraqitjes së saj të parë të shkëlqyeshme në Filipine, kërkon ndihmën e popullit kosovar për të votuar për të.

Lexo edhe: Argjentinasja që përfaqëson Kosovën shkëlqen në Miss Universe

Ajo përmes një postimi në Instagram ka kërkuar ndihmë nga populli Kosovar për ta votuar atë që të bëhet Miss Kosova e parë fituese e Miss Universe, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka treguar edhe mënyrën se si duhet për të votuar.

“Tani mund të më ndihmoni që të bëhem Miss Kosova e parë fituese e ‘Miss Universe’, dhe është fare e lehtë. Shkarkoni aplikacionin ‘Vodi’ në telefonin tuaj, dhe nga 23 janari (nesër) ju mund të votoni për mua duke përdorur kodin ‘KOSOVO’. Është fare e lehtë dhe mund të votoni 10 herë në ditë, kështu që përgatitni telefonat tuaj dhe votoni”, ka shkruar bukuroshja argjentinase në profilin e saj në Instagram.

KËTË link mund të shkarkoni aplikacionin Vodi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...