Mike Tyson pajtohet të stërvitë Chris Brownin për meçin ndaj Soulja Boy [video]

8 Janar 2017 - 10:36      

Legjenda e boksit, Mike Tyson do të stërvitë yllin muzikës Chris Brown për meçin e boksit ndaj Soulja Boy, shkruan Mirror.

Këngëtari 27 vjeçar dhe reperi nga Atlanta, të cilët janë përfshirë në një grindje dhe kanë shkëmbyer mesazhe kundër njëri-tjetrit në rrjetet sociale, do të hyjnë në ring në muajin mars, transmeton Koha.net.

Reperi 50 Cent, ka biseduar me Mike Tysonin që të stërvitë Chris Brownin pasi ka vënë bast 100 mijë dollarë me Floyd Mayweatherin, i cili do ta stërvitë Soulja Boy, se Chirs Brown do të fitojë.

50 Cent ka postuar një video në Instagram në të cilën shihet ai duke folur me Mike Tysonin.

“Dëgjo Mike, po thonë se Floyd do ta stërvitë Soulja Boy, prandaj thash se do ta thërras Mike Tysonin për ta stërvitur Chris Brownin”, thotë 50 Cent, kurse Mike i jep përgjigje pozitive.
Videon e ka postuar edhe Chris Broën në Instagram, ndërsa ka thënë se do të jetë një shou i vërtetë.
Kjo “luftë” e tyre ka filluar për shkak se Chris ka akuzuar Soulja Boy se ka pëlqyer një foto në Instagram të ish të dashurës së tij, Karrueche Tran.

 

More breaking News : Watch me work, I got Iron mike on the line. #thefightstillon

A video posted by 50 Cent (@50cent) on

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...