Janet Jackson bëhen nënë për herë të parë

3 Janar 2017 - 23:36      

Pop-ylli Janet Jackson ka lindur fëmijën e saj të parë të martën, një djalë, në moshën 50 vjeçare, ka thënë publicisti i saj.

“Janet Jackson dhe bashkëshorti Wissam Al Mana janë të gëzuar të mirëpresin djalin e tyre të ri . Eissa Al Mana, në këtë botë”, ka thënë përfaqësuesi i këngëtares në një deklaratë për revistën “People”.

“Janet ka pasur një lindje pa stres dhe të shëndetshme dhe është duke pushuar qetë”, ka thënë më tej deklarata, transmeton Koha.net.

Jackson dhe biznesmeni nga Katari, Al Mana, u martuan më 2012, dhe këngëtarja në muajin prill shtyu turneun e saj botëror “Unbreakable” në mënyrë që ata të mund të përqendroheshin në krijimin e familjes.

Në muajin tetor, ajo shfaqi barkun e fryrë në një fotografi ekskluzive për revistën “People”.

Jackson nuk ka dhënë detaje tjera për shtatzëninë apo për vendin se ku ka lindur fëmija.

Ajo ka dy martesa të mëhershme: një bashkim njëvjeçar me këngëtarin e muzikës soul, James DeBarge, në mesin e viteve të 1980-ta, dhe me valltarin Rene Elizondo Jr nga 1991-2000. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...