Jolie argëtohet me fëmijët, derisa Pitt përjeton “festat më të këqija në jetë”

3 Janar 2017 - 10:08      

Aktorja e famshme Angelina Jolie është parë shumë e hareshme së bashku me tre fëmijët e saj në Colorado.

Jolie, që u nda nga Brad Pitt në shtatorin e vitit të kaluar, u argëtua me binjakët Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën Shiloh, 10 vjeç, shkruan Daily Mail.

41 vjeçarja ishte në një formë të mirë pasi është fotografuar duke ecur në një mot të ftohtë të veshur në të zeza dhe me pallto që kishte kapelë për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Në anën tjetër, raportohet se Pitt ka përjetuar “sezonin më të keq të festave” në jetën e tij.

“Ankthi i Brad është i dukshëm tani. Ai dëshpirimisht ndien mungesën e fëmijëve në Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Vizitat e mbikëqyrura janë një ferr për të. Ai ka shpërthyer në vajë disa herë, atij nuk i vjen turp të qajë më”, ka thënë një burim i Daily Mail.

Raportohet se aktori kishte takuar në ditën e Krishtlindjeve pesë nga fëmijët e tij në Los Angeles, ndërsa djali i tij Maddox nuk kishte dashur që ta takojë atë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...