George Michael po punonte në album të ri

26 Dhjetor 2016 - 21:22      

Dy javë para vdekjes së pop-këngëtarit të njohur George Michael ishte raportuar se ai po punonte në një album të ri.

Michael vdiq më 25 dhjetor në moshën 53-vjeçare duke shokuar botën e muzikës.

Legjenda e muzikës së fundmi ishte duke punuar në albumin e ri me producentin e njohur Naughty Boy – që tregoi për këtë dy javë më parë për “BBC”, transmeton koha.net.

Naughty Boy, emri i vërtetë i së cilit është Shahid Kan, po punonte në albumin solo të ri të Michaelit dhe po shkruante tekstet për projektet e ardhshme.

“Mezi po pres. Nuk e di çfarë të pres. Të jem i sinqertë, ai është më misterioz se të gjithë andaj mezi po pres”, kishte thënë Naughty Boy më 13 dhjetor.

Albumi i ri i George Michaelit, do të ishte i shtati i tij. Albumi i fundit ishte “Symphonica” i publikuar më 2014.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...