I dashuri i George Michaelit s’do ta harrojë kurrë momentin kur e gjeti atë të vdekur

26 Dhjetor 2016 - 19:53      

I dashuri i George Michaelit, Fadi Fawaz, ka pranuar se “nuk do ta harrojë kurrë” momentin që ia theu zemrën kur e zbuloi trupin e pajetë.

Këngëtari i bendit “The Wham!” vdiq Ditën e Krishtlindjeve, ndërsa partneri i tij e ka thyer heshtjen në Twitter përmes një mesazhi emocional, duke treguar se e kishte gjetur atë të vdekur në shtrat gjatë periudhës festive, transmeton Koha.net.

“Do të jetë kjo një Krishtlindje që s’do ta harroj kurrë... ta gjesh partnerin të vdekur në shtrat si gjënë e parë në mëngjes... Do t’më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ai në Twitter.

Stilisti i flokëve për të famshmit, Fadi, ka qenë në lidhje me yllin për disa vite, ndonëse lidhja e tyre është mbajtur gjithmonë private, përjashto disa paraqitje të rralla së bashku.

Besohet se ata u afruan edhe më shumë pas ndarjes së tij nga Kenny Goss më 2009.

George vdiq i qetë në shtëpinë e tij të dielën. E gjithë bota e artit u shprehën të befasuar nga shkuarja e tij e hershme në amshim, në moshën 53 vjeçe.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...