Avril Lavigne paralajmëron plot risi për 2017-ën

26 Dhjetor 2016 - 09:10      

Këngëtarja e njohur Avril Lavigne përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka përshëndetur të gjithë fansat e saj dhe i ka falënderuar për durimin dhe mbështetjen që ata i dhanë gjatë kohës kur ajo nuk ishte aktive në skenën muzikore.

“Unë fillimisht dua t’ju falënderoj juve fansave të mi për durimin dhe mbështetjen e juaj gjatë gjithë kësaj kohe që unë isha duke u përballur me betejën time, me sëmundjen Lyme, gjatë dy viteve të fundit”, ka shkruan këngëtarja në Instagram.

“Kjo nuk ka qenë vetëm një betejë e vështirë për mua personalisht por ka ndikuar edhe në jetën time artistike”, shtoi ajo, transmeton Koha.net. “Unë gjithmonë do të vazhdoj ta kem në prioritet luftimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen Lyme me fondacionin tim ‘Avril Lavigne Foundation’”.

“Unë jam shumë e lumtur që t’ju njoftoj se tani jam duke punuar në këngë të reja dhe se lansimin e albumit të ri do ta bëjë në vitin 2017”, është shprehur këngëtarja.

“Mezi pres të hap zemrën me ju! Dhe jam e gëzuar për ju që do të dëgjoni këngë të reja. 2017-a do të jetë e mrekullueshme”, përfundoi Lavigne.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...