Të rinjtë që “dhezën” në vitin 2016 [video]

21 Dhjetor 2016 - 18:50      

Edhe këtë vit skenës muzikore shqiptare iu shtuan disa këngëtarë, të cilët me projektet e tyre muzikore ia dolën të zënë rrënjë në këtë industri.

Reperi tashmë i njohur në vend, Gjiko shpërtheu brenda vitit 2016 duke i bërë hite të katër projektet e veta muzikore ku njërën prej tyre e realizoi në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Asdren Gjikolli, këtë vit u veçua për tekstet e tij, të cilat i përdori në këngët ku atij ia garantuan suksesin në renditjen e top-listave muzikore vendase.

Në vargun e gjatë të hiteve që u prodhuan këtë vit një vend e zuri edhe “bomba” e labelit “ON Records”, Baby G, e cila në fillim të vitit lansoi këngën në bashkëpunim me Getinjon. Biondja me origjinë nga Kuksi në sezonin e verës publikoi këngën e parë solo, kurse pas saj erdhi në bashkëpunim edhe me liderin e “NRG Band”, Besnik Qaka.

Edhe baladat e interpretuara të Aida Docit, u bënë hite brenda 2016-ës, çka e bënë këtë këngëtare të merrte hov e të bëhej e njohur në arenën muzikore vendase. Aida realizoi këngë me modelen dhe këngëtaren Morena Taraku, ndërsa pas projekteve të publikuara ajo vazhdon të jetë aktive në mbrëmjet muzikore të cilat organizohen në diasporë.

Arta Memedi është një tjetër këngëtare e cila u bë “IN” me debutimin e saj në shtëpinë diskografike “ON Records”. Pop-këngëtarja nga Gostivari e cila ishte pjesëmarrëse në edicionin e tretë të talent-show “The voice of Albania”, debutoi më këngën e realizuar nga reperi Mozzik, e cila mendohet se do t’i hapë rrugë për vazhdimin e karrierës së saj, në kuadër të njërës nga shtëpisë diskografike më aktive të këtij viti.

Këta ishin disa prej artistëve që me krijimtaritë e tyre muzikore sivjet u bënë pjesë e industrisë muzikore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...