“See In Blue” për Dua Lipën në ndjekje të ëndrrave [video]

21 Dhjetor 2016 - 08:44      

“Duhet të punosh shumë, shumë - jo vetëm në muzikë, por për gjithçka në jetë”, ka thënë këngëtarja me prejardhje kosovare, e cila jeton në Londër, Dua Lipa, në dokumentarin e shkurtër për të, “See In Blue”, të prodhuar nga “The Fader” dhe “YouTube Music”, e që titullin e ka marrë nga një varg i hitit të saj “Be The One”.

“Nuk e kam menduar se do të mund të arrija një karrierë si kjo”, ka vazhduar ajo. Si vajzë e një muzikanti, Dua Lipa është rritur e rrethuar nga muzika, e inspiruar duke dëgjuar Christina Aguileran, “Stereophonics” dhe Robbie Williams.

Në moshën 15-vjeçare ajo nisi të postonte video në “YouTube”, duke paraqitur zërin e saj të fuqishëm me përpunime të këngëve të preferuara të saj. Por transicioni prej incizimit në dhomën e gjumit në incizimin në studio nuk ishte gjithmonë i lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”. “Kam pasur rënie dhe ngritje për ta gjetur veten”, ka thënë ajo për procesin e zbulimit të zërit të saj.

Kronikat e veshura me neon janë transformimi i videove të realizuara në shtëpi dhe videoklipet e incizimet e peformancave të zgjeruara. Me qëllim të sjelljes së autenticitetit dhe ndikimit nga J.Cole dhe Nelly Furtado, ëndrrat e saj për realizimin e pop-albumit që e definojnë si artiste janë përmbushur.

Në këtë dokumentar nëntë minutash Lipa flet për jetën e saj, dashurinë për muzikë, rrugën që ka përshkuar në ndjekje të ëndrrave dhe faktin se si asnjëherë nuk ka besuar se një ditë do të bëhej ylli që është sot. Karriera e saj, megjithëse në ngritje, duket premtuese.

Zëri i saj i veçantë ka bërë që të rangohet në toplistat muzikore. Ajo flet për tri momentet më interesante që i kanë ndodhur deri më tani dhe proceset e shkrimit të këngëve që tashmë janë bërë hite... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...