20 Dhjetor 2016 - 15:20
Këngëtarja e muzikës popullore Joan Baez, rok-bendi britanik “Yes”, rokerët amerikanë Pearl Jam dhe Journey, dhe rok-bendi anglez “Electric Light Orchestra” janë emrat e rinj që do të futen në këtë korridor të famës, ndërsa pop-ylli Janet Jackson është refuzuar edhe njëherë, ka bërë me dije Shëtitorja e Famës “Rock and Roll”, raporton Reuters.
Shakur u vra në moshën 25 vjeçare në një rast ende të pazgjidhur në Las Vegas por që vetëm sa e ka rritur famën e tij. Reperi i lindur në Harlem, i cili këndoi për pabarazinë sociale dhe luftërat e të zinjve, cilësohet si një prej zërave më me ndikim në muzikën hip hop, duke nxitur kështu publikimin e shumë dokumentarëve, filmave dhe një mjuzikël në Broadway, transmeton Koha.net.
Shakur u zgjosh për t’u futur në Shëtitoren e Famës në nominimin e tij të parë. Reperët nga California N.W.A. janë futur në këtë korridor më 2016 si artistët e pestë të muzikës hip hop që kanë hyrë këtu.
Artistët duhet të kenë të lansuar këngën e parë 25 vjet më parë për të qenë të kualifikuar për nominim. Të rinjtë që hynë në këtë shëtitore u votuan nga fansat e muzikës dhe nga 900 ekspertë muzikorë, transmeton Koha.net.
Klasa e 2017 do të prezantohet gjatë një ceremonie dhe performimi në New York më 7 prill.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...