20 Dhjetor 2016 - 08:49
Revista online “Global Music” (Weltmusik-Magazin) ia ka dedikuar një vështrim albumit “Me motive tonat” të “Rona Nishliu Quartet”, shkruan sot “Koha Ditore”. “Global Music” është revistë e pavarur gjermane, pa kufizime stilistike apo regjionale.
“Ne jemi njerëz me mendje të hapura dhe shije 360-shkallësh. Qëllimi ynë është të japim një pikëvështrim jodogmatik për skenën ndërkombëtare të muzikës. Revista jonë publikohet online qysh prej vitit 2007”, thuhet në ueb faqen zyrtare të kësaj reviste.
“’Me motive tonat" është debutimi mbresëlënës i ‘Rona Nishliu Qurartet’ Albumi përmban tetë këngë tradicionale të riaranzhuara, nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale të shkruar gjatë prodhimit të albumit. Përmban edhe një dokumentar dhe video muzikore. Çdokush që ka ndjekur Eurovision Song Contest 2012 në Baku, e njeh Rona Nishliun tashmë. Ajo u paraqit si shqiptare nga Kosova dhe zuri vendin e pestë me zërin e saj mbresëlënës”, nis kritika e publikuar në gjuhën gjermane.
“Me motive tonat” është albumi i parë i Nishliut që sjell 8 variante të ripërpunuara/orkestruara të këngëve shqiptare dhe një këngë origjinale, sipas së cilës ka marrë emrin albumi. “Moj e bukura more”, “Vare, vare”, “Nji lule”, “Po shkon goca”, “Moj e bukura gjitone” janë mes këngëve që Nishliu i ka ripërpunuar me Edon Ramadanin në piano, Nesim Maxhunin në bateri, e Kiril Tufekcievskin në kontrabas. Aranzhmanet janë bërë nga Edon Ramadani e Gent Rushi. Të shoqëruara me video, këngët janë lansuar në kanalin “youtube” në nëntor të vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...