Djegia e makinës së Flori Mumajesit, hetohet edhe konflikti me Stinen e vëllezërit Prifti

20 Dhjetor 2016 - 08:36      

Zjarri që përfshiu garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi.

Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë që kantautori Mumajesi pasi me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine e me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015, raporton Panorama.

Nga ana tjetër po verifikohet një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas Këngës Magjike me vëllezërit Endri e Stefi Prifti.

Nga ana tjetër, nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re Nallane 2, policia po hetohen nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes. Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as konkurenca në biznesin privat që Mumajesi ka jashtë muzikës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...