Dua Lipa nostalgjike, kujton një nga momentet më të mira të këtij viti [video]

19 Dhjetor 2016 - 15:44      

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky ishte një vit fantastik për të, ndërsa ka kujtuar një nga momentet më të mira të saj.

“Kur të gjithë po përgatiten për Krishtëlindje unë po ndihem nostalgjike dhe mirënjohëse për një vit të mrekullueshëm dhe sa larg kemi arritur së bashku. Këtë javë do të shikojmë disa nga momentet që i kam ndarë me ju, duke filluar me ‘Song For Julian’”, ka shkruar ajo, transmeton Koha.net.

Ky vit ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, e cila ka mbajtur turneun e parë të saj evropian, ndërsa këngët e saj “Be The One”, “Hotter Than Hell”, “Blow Your Mind (Mwah)”, u shndërruan në hite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...