Mariah Carey nuk e njeh Jennifer Lopezin, Ariana Granden dhe Demi Lovaton [video]

19 Dhjetor 2016 - 12:37      

Këngëtarja e njohur Mariah Carey së fundmi ka qenë mysafire në një emision të njohur amerikan, e cila me deklaratat e saj ka befasuar të gjithë.

Kur është pyetur se çfarë mendon për aktoren dhe këngëtaren e famshme Jennifer Lopez dhe përgjigjja e saj ishte shumë e shkurt: “Nuk e njoh atë”, transmeton Koha.net.

Në emisionin e Andy Cohenit, “Watch What Happens Live”, Mariah ka zbuluar jo vetëm se nuk e njeh fare këngëtaren Ariana Grande, por doli se ajo nuk e njeh as edhe Demi Lovaton.

Gjatë segmentit “Plead the Fifth” të këtij emisioni, Andy e pyeti Mariahn se çfarë do t’i thoshte këngëtares Lovato rreth komenteve të saj për trajtimin e “keq” të Lopezit ndaj Careyt.

“Nuk e njoh as atë”, ka thënë Mariah. “Nuk do t’i thosha asaj asgjë”.

“Ajo duhet të vijë tek unë, të më prezantohet, të më thotë ‘Ky është mendimi im. Çfarë mendon në lidhje me të?’ Kjo është mënyra se si të përballesh me këso gjërash”, tha këngëtarja.

Gjithashtu, në fillim të emisionit, Andy e ka pyetur Mariahn nëse e njeh edhe këngëtaren Ariana Grande.

“A e njeh atë”, e pyeti ai.

“Jo”, tha Carey. “Nuk e njoh... Sinqerisht, nuk e di. Unë dëgjoj më shumë hip-hop sesa muzikën pop”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...